Leao: Italia vendi perfekt për mua, në Milano ndjehem si në shtëpi
Humori tek kuqezinjtë ka ndryshuar tashmë, kjo falë suksesit në “Bernabeu” ndaj Realit në mesjavë.
Milani duket se në këtë sfidë ka gjetur më në fund edhe Rafael Leaon. Ka qenë ndoshta ndeshja e kthesës për portugezin, pas shumë ndeshjeve ku me performancën e tij ka lënë shumë për të dëshiruar, ose të paktën kështu shpresojnë dhe urojnë tifozët e “Djallit”.
Vetë Leao i pyetur për situatën që po kalon aktualisht u shpreh: “Italia është vendi perfekt për mua, mendoj që ky vend dhe unë bëjmë një dyshe perfekte. Ndjehem si në shtëpinë time. Milano është një qytet i bukur. Personalisht ndryshimi i qytetit, më ka bërë t’i shoh gjërat ndryshe, pasi tashmë nuk jam më një adoleshent, por një djalë i rritur”.