Leao: Ditë e veçantë për të përfaqësuar klubi si kapiten
Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao ka qenë njeriu i ndeshjes në fitoren e skuadrës së tij kundër Hellas Verona.
Milani dje mundi Veronen (1-0), falë golit të portugezit, i cili kishte edhe shiritin e kapitenit në duel me veronezët.
Reprezentuesi i Portugalisë, pas ndeshjes tha se ishte një ditë e veçantë jo vetëm për golin e shënuar, por edhe për shiritin e kapitenit. Ai ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të bashkuar të ecin përpara.
“Ditë e veçantë për të përfaqësuar klubi si kapiten. Lojë e shkëlqyer nga të gjithë. Le të ecim të bashkuar përpara”, ka thënë Leao.
Pas kësaj fitore, Milan ngjitët në vendin e dytë me 12 pikë aq sa Interi në pozitën e parë, por këta të fundit kanë një ndeshje me pak.