Lë pas Pique-n dhe Roberto Carlos, Ramos shkruan historinë në Champions League
Sevilla mbylli këtë të martë rrugëtimin europian, pasi u mund me rezultatin 2-0 nga Lens, duke u renditur në vend të fundit të grupit B në Champions League pas takimit të fundit të fazës së grupeve.
Megjithatë kjo mbrëmje shënoi një moment historik në këtë kompeticion, pasi me golin e realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, Sergio Ramos u bë mbrojtësi që ka realizuar më shumë gola në Champions League.
Ramos shënoi golin e tij të 17-të në Champions, duke lënë pas Gerard Pique-n dhe Roberto Carlos, të dy me nga 16 gola.