
LDK pas pesë orësh diskutime, Abdixhiku: “Nuk hyjmë në qeveri pa postin e kryeministrit”
Ka përfunduar pas pesë orëve takimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës të hënën, takim që u thirr për të diskutuar pozicionin e partisë pas zgjedhjeve parlamentare.
Pas kësaj, Abdixhiku para mediave tha se LDK-ja s’do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit.
Ai beri te ditur se LDK-ja nuk synon dhe s’punon për “qeveri afatshkurtër”.
“Presim veprimet e të parit. Pas këtyre veprimeve do ta keni edhe pozicionin e LDK-së”, ka shtuar ai.