
“LDK nuk po planifikon qeveri me PDK-në” – Abdixhiku: Gërvalla ka mungesë të theksuar të inteligjencës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Donika Gërvalla.
Gërvalla kishte akuzuar LDK-në për mungesë përgjegjësie në procesin e konstituimit të Kuvendit dhe për afërsi të vazhdueshme me PDK-në, duke e cilësuar propozimin për “qeveri uniteti” si formë të kamufluar të bashkëpunimit të vjetër.
Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, duke thënë se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.
“Me lejoni që të jem shumë i kujdesshëm, për të mos rënduar politikisht askënd. Por, besoj që figura të tilla, përveç që janë paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë shumë të theksuar të inteligjencës, sepse s’kanë kuptim çka flasin. Se po të donte të bënë LDK-ja koalicion me PDK-në e Listën Serbe, siç na thuhet deri tani ne çdo mundësi e kemi, sot i kemi 70 vota. Me Listën Serbe i bëjmë 69 vota.
A kanë thënë gjatë gjithë fushatës po këto figura, arsyeje se ne s’duhet ta votojmë LDK-në, është sepse e rikthen Listën Serbe në Qeveri. A do të mundim sot matematikisht, pa e rënduar shuam logjikën që LDK, PDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe t’i bënim 69 vota. Do të mundim ta kishim një qeveri me 69 vota”, ka thënë Abdixhiku në Debat Plus.