LDK nis fushatën, Abdixhiku: Sot shënojmë fillimin e kapitullit të ri
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme me tubimin në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Kreu i LDK-së dhe njëherësh kandidat për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga tash do të fillojë kapitulli i ri për vendin.
“Jemi mbledhur jo vetëm si pjesëtar të një lidhje politike, por si një shtëpi e bashkuar që ndërton të ardhmen e një vendi që duhet të qëndrojë krenar. Shënojmë fillimin e kapitullit të ri për Kosovën. Sot shënojmë ngritjen e së djathtës. Çfarë kemi nisur sot këtu, do të mbahet mend për gjenerata të tëra. LDK-ja kur ngritet në këmbë, nuk ka asgjë që e ndal”, ka thënë ai gjatë fjalimit para të pranishmëve. /rtk/