LDK dorëzoi kallëzim penal ndaj Kurtit e ministrave në detyrë

LDK dorëzoi kallëzim penal ndaj Kurtit e ministrave në detyrë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.

Deputetet e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili erdhën në ambientet e Prokurorisë Speciale, veprim të cilin e kanë paralajmëruar tash e sa kohë.

Ky kallëzim penal, sipas LDK-së në substancë ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve, duke mos dhënë dorëheqje me të marrë mandatin e deputetit, pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Share This