Lazio trondite Bayernin, PSG nuk fal Sociedadin
Lazio suprizon Bayern Munich në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave në Champions League.
Në një Olimpico në kapacitetin maksimal, bardhekaltërit morën fitoren me rezultatin 1-0.
Golin vendimtar për kryeqytetasit e realizoi Ciro Immobile nga pika e bardhë në minutën e 69. Sulmuesi dërgoi topin në njërin krah dhe Neuer në krahun tjetër.
Për t’u theksuar se Upamecano, i cili shkaktoi penalltinë u ndëshkua direkt me kartonin e kuq. Tashmë, bavarezët duhet të mendojnë për ndeshjen e kthimit dhe të kërkojnë përmbysjen në Allianz Arena.
Në ndeshjen tjetër, Paris Saint-Germain fitoi në shtëpi ndaj Real Sociedad me rezultatin 2-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës çerekfinale.
Golat për parisienët u shënuan në fraksionin e dytë nga Kylian Mbappe dhe Barcola.