Lazio siguron Evropën, Hysaj fiton derbin kuqezi me Ismajlin dhe Shpendin
Lazio mposht 2-0 Empolin në “Olimpico” dhe siguron matematikisht pjesëmarrjen në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.
Bardhekaltërit ëndërrojnë një vend në Champions, por tashmë kanë siguruar një vend në Conference League.
Patric në pjesën e parë dhe Vecino në pjesën e dytë shënojnë për skuadrën e Igor Tudorit, duke vendosur fatin e kësaj sfide. Komplikohet situata për Empolin, që tashmë rrezikon rënien nga kategoria.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj luajti si titullar gjatë gjithë lojës për Lazion, ndërsa në krahun tjetër Ismalji luajti 90 minuta për Empolin, ndërsa Siven Shpendi u fut në lojë në minutën e 77-të.