Lazio mposht Ajaxin, ngjitët në krye të Europa League

Lazio mposht Ajaxin, ngjitët në krye të Europa League

Lazio ka marrë tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës në Europa League, duke mundur në udhëtim Ajaxi, me rezultat 1-3, të enjten mbrëma, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të xhiros së dytë të kësaj garë evropiane.

Dueli mes skuadrës holandeze dhe skuadrës italiane, ka prodhuar një ndeshje energjike, me raste të shumta dhe katër gola të shënuara.

‘Lacialët’ në momente të caktuar, u shfaq ekip më i mirë se skuadra e Ajaxit, duke marrë pikët maksimale nga ky udhëtim aspak i lehtë dhe duke arritur fitoren e pestë në Europa League.

Tchaouna (12’), zhbllokojë lojën duke kaluar Lazion në epërsi prej 0-1.

Ajaxi e nisi më mirë pjesëlojën e dytë dhe përmes Traore (47’), barazoi shifrat në 1-1.

Megjithatë, skuadra italiane nuk u dorëzua dhe ia doli që të shënojë edhe dy gola me anë të Bashiru (52’) dhe Pedros (77’) për rezultatin përfundimtar 1-3.

Pas kësaj fitore, Lazio rikthehet në krye të tabelës me 16 pikë, aq sa ka edhe Athletic Club, kurse, Ajaxi është e dhjeta me 10 sosh.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Lyon që para tifozëve të saj mundi Eintracht Frankfurt, me rezultat 3-2, derisa Besiktas u mund në udhëtim të Bodoe/Glimt, me rezultat 2-1, kurse, Tottenham nuk ia doli të marrë më shumë së një pikë në udhëtim tek Rangers (1-1).

Të gjitha rezultatet:

Share This