Lazio heq dorë nga Ismajli, mësoni arsyen

Lazio heq dorë nga Ismajli, mësoni arsyen

Klubi italian Lazio raportohet se ka hequr dorë nga mbrojtësi shqiptar i Empolit, Ardian Ismajli.

Reprezentuesi i Shqipërisë ishte një objektiv për “lacialët”, por sipas mediave italiane, Lazio është tërhequr nga blerja e 28-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Arsyeja e tërheqjes është se Ismajli nuk mund të regjistrohet te Lazio, nëse klubi nuk realizon një shitje, për shkak të rregullores së ligës.

Për momentin, Ismajli duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e Empolit deri në fund të këtij sezoni, kur edhe i përfundon kontrata me skuadrën italiane.

Ndryshe, Ismajli është duke u monitoruar prej kohësh edhe nga Napoli, një tjetër klub i madh italian, i cili ka shprehur interes për të.

Share This