Lavrov: Rusia gati të mbyllë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Lavrov: Rusia gati të mbyllë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Kreu i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, ka shprehur gatishmërinë e Rusisë për të lidhur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por shtoi se megjithatë, se “ka pika që kanë nevojë për sqarim”.

“Presidenti amerikan Donald Trump po flet për një marrëveshje dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë një marrëveshje, por ka disa pika specifike, elemente të saj që duhet të sqarohen. Ka disa indikacione se ne po lëvizim në drejtimin e duhur”, tha Lavrov.

Deklarata e Lavrorv vjen në një kohë kur i dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff pritet të zhvillojë bisedime me presidentin Putin në Moskë.

Ndërkohë, në Ukrainë, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka sugjeruar se vendit mund t’i duhet të japë territor si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

“Një nga skenarët është për të hequr dorë nga territori. Nuk është e drejtë. Por për paqen, paqen e përkohshme, ndoshta mund të jetë një zgjidhje, e përkohshme”, tha ai.

Presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022 dhe Moska aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas, raporton rtsh.

Share This