Lautaro: ‘Topi i Artë’? Këto çmim shpesh janë të padrejta

Lautaro: ‘Topi i Artë’? Këto çmim shpesh janë të padrejta

Sulmuesi argjentinas i Interit, Lautaro Martinez mendon se çmimet për ‘Topin e Artë’ jo gjithëherë janë të drejta.

Reprezentuesi i Argjentinës u rendit në vendin e shtatë në përzgjedhjen e më të mirëve nga ‘France Football’.

Martinez pas fitores ndaj Empolit (0-3), ku ai shënoi një gol, u shpreh i zhgënjyer me ndarjen e çmimeve në ceremoninë për ‘Topin e Artë’.

“Sinqerisht, prisja më shumë, por punoj për Interin dhe Argjentinën dhe ndonjëherë këto çmime nuk zgjidhen në mënyrën e duhur”, ka thënë Lautrao.

Ai thotë se tashmë ka nisur të rigjejë formën e tij më të mirë. Sipas tij, Interi duhet të vazhdojë rrugën e fitoreve.

“Po kthehem në formën më të mirë. Të gjithë punojmë për të dhënë maksimumin në fushë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”, ka theksuar sulmuesi argjentinas.

Share This