“Lautaro Martinez është një kapiten i jashtëzakonshëm”

“Lautaro Martinez është një kapiten i jashtëzakonshëm”

Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, ka lavdëruar bashkëlojtarin e Lautaro Martinez.

Thuram thotë se ka një skuadër që e ndihmon mjaft shumë, por sipas tij, sulmuesi argjentinas është një kapiten i jashtëzakonshëm.

“Unë kam një ekip që më ndihmon, të gjithë shokët e mi më ndihmojnë. Lautaro gjithnjë është afër meje. Ai është një kapiten i jashtëzakonshëm. Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën që mundemi”, ka thënë Thuram.

Thuram është duke bërë një sezon të madh me skuadrën “Nerazurre”.

Share This