Lautaro i paprekshëm për Interin, kjo është paga e re e argjentinasit
Inter thuhet se është i gatshëm të thyejë strukturën e tyre të pagave për ta blinduar sulmuesin Lautaro Martinez me një kontratë afatgjatë dhe me përfitime të mëdha.
Sulmuesi argjentinas 26-vjeçar është bërë figura kryesore e skuadrës së Interit të drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi dhe ka vazhduar të jetë vendimtar këtë sezon, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë tre asistime në 19 ndeshje gjithsej.
Lautaro është tashmë një nga lojtarët me pagën më të lartë në skuadrën e Interit, me rreth 6.5 milionë euro neto në sezon plus shtesa, por me marrëveshjen e tij që skadon në qershor 2026, klubi dëshiron të sigurojë të ardhmen e tij.
Siç raportohet nga “Calciomercato”. Interi është gati të fillojë të diskutojë detajet e një kontrate të re për Lautaron me agjentin e tij Alejandro Camano, i hapur për të thyer strukturën e tyre të pagave për t’i ofruar atij një pagë të lartë, përcjellë KosovaPress.
Paga e re mund të jetë deri në 10 milionë euro neto në vit plus shtesa, duke reflektuar statusin e tij të yllit si në klub ashtu edhe në skenën evropiane.
Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka dashur që klubi të gjejë një lider të skuadrës prej disa kohësh dhe beson se Lautaro e ka përmbushur atë rol në mënyrë perfekte.
Sulmuesi argjentinas ka qenë me Nerazzurrët që nga korriku i vitit 2018, duke shënuar 117 gola dhe duke dhënë 39 asistime në 257 ndeshje.