‘Lautaro është një sulmuesit më të fortë në botë’
Ish-sulmuesi argjentinas Hernan Crespo, ka lavdëruar bashkëkombësinë e tij, Lautaro Martinez-in, i cili tashmë ka arritur 32 gola me kombëtaren e Argjentinës.
Sipas Crespo-s, ylli i Interit është një nga sulmuesit më të fortë në planet.
“Lautaro është një nga sulmuesit më të fortë në botë”, ka thënë Crespo.
Ai thotë se e kishte këshilluar Martinezin që të qëndrojë tek Interi pavarësisht interesimit të madh të Barcelonës disa vite më parë.
“Disa vite më parë atë e donte Barcelona. Nuk gabova kur e këshillova që të qëndrojë të Interi”, ka pohuar Crespo, i cili dikur kishte bërë karrierë tek skuadra ‘Nerazzure’.