Laura Fazliu mposht italianen, kalon në çerekfinale

Laura Fazliu mposht italianen, kalon në çerekfinale

Pas Distria Krasniqit, e cila dje fitojë medaljen e argjendtë, sot në ‘tapetin’ e Linz të Austrisë, po garon Laura Fazliu, një tjetër xhudistë e Kosovës.

Garuesja jonë është kualifikuar në çerekfinalet e këtij turneu të xhudos pasi mundi mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë.

Laura i ka filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e dytë mundi italiane duke kaluar në rundin tjetër të këtij eventi të madh të xhudos.

Në çerekfinale, garuesja jonë do të ndeshet me sllovenen Leila Mazouzi.

Share This