Lansohet Programi “Sport në Shkolla”
Sot, zyrtarisht është lansuar Programi “Sport në Shkolla”.
Lansimi është bërë në ShFMU “Xheladin Rekaliu”, Podujevë, ku kanë marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe shumë të ftuar specialë tjerë.
“Sporti dhe aktiviteti fizik janë baza e shëndetit, platformë e edukimit, ushqim për mendjen, qendër e rutinës dhe faktor shumë i rëndësishëm i mirëqenies së përgjithshme shoqërore”, është shprehur ndër të tjera Kurti në ceremoninë hapëse.
“Sporti në Shkolla”, është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.
Pjesë e këtij programi është Federata e Basketbollit e Kosovës me basketbollin 3×3.
Programi “Sporti në Shkolla” është një iniciativë shtetërore që sjell së bashku edukimin, sportin dhe shëndetin për të ndërtuar një brez të ri, aktiv dhe të shëndetshëm në Republikën e Kosovës.
Nxënësit e shkollave publike do të kenë mundësi të jenë pjesëmarrës në aktivitete të rregullta sportive në 34 shkollat e 23 komunave.
Pjesë e këtij Projekti janë Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Shahut të Kosovës.