
Lakersat pësojnë humbjen e tretë radhazi, ngjitet Golden State, fitojnë Chicago e Orlando
Humbja e tretë radhazi për Lakersat, që u mund me rezultat 126-106 nga Milwauke, në një ndeshje të komanduar nga vendasit. Luka Donqiq realizoi 45 pikë për kalifornianët, por i vetëm nuk mundi të bëjë asgjë (mungoi LeBron). Për Bucks, katër lojtarë realizuan mbi 20 pikë.
Ngjit shkallët në renditje skuadra e Golden State, që falë një loje të mirë kolektive (tetë lojtarë realizuan mbi 10 pikë) mundi me rezultat 130-104 Sacramenton. Fiton edhe Orlando, që mundi me rezultat 113-93 New Orleans, ndeshje ku u dallua Paolo Banchero me 34 pikë e 11 rebound.
Buzëqesh skuadra e Chicagos, që mundi me rezultat 115-110 Brooklynin, një përballje e hapur deri në fund. Coby White me 31 pikë bëri diferencën në fushë për Bulls. Fitore në sekondat e fundit për Washingtonit, që mundi me rezultat 129-125 Detroitin, ku vendimtar ishin 51 pikët e lojtarëve të stolit.
Rezultatet
Detroit – Washington 125-129
Milwaukee – Lakers 126-106
Chicago – Brooklyn 116-110
New Orleans – Orlando 93-113
Golden State – Sacramento 130-104