Lakersat mposhtin Dallasin

Lakersat mposhtin Dallasin

Luka Donçiç bën skuadrën e Mawericks të pendohen për shkëmbimin e tij me Anthony Davies.

Slloveni shkëlqeu në parket ndaj ish-skuadrës së tij, teksa arriti të realizojë një triple double, falë 19 pikëve, 15 rebaundeve dhe 12 asistime, me Lakersat që mposhtën teksanët me shifrat 107-99.

Ndeshje shumë e mirë edhe për James që arriti të realizojë 27 pikë, ndërsa Davies megjithëse nuk luajti për shkak të dëmtimit, u prit me ovacione nga ish publiku i tij në Los Angeles. Fitore të thjeshta edhe për dy kryesueset e konferencës së Lindjes, Clevelandi dhe Bostoni. Cavalers triumfuan në transfertë me rezultat 82-122 ndaj Orlandos, teksa të pesë titullarët e tyre realizuan mbi 10 pikë, duke qenë përcaktues në këtë sukses.

Ndërkohë kampionët e Celtics, triumfuan me rezultat 101-111 ndaj Toronto, teksa u dallua Brown me 24 pikë dhe Derrick White me 22. Ndeshje e ekuilibruar ishte ajo mes Houston Rockets dhe Milwakke Bucks, e fituar nga teksanët ngushtë me rezultat 100-97, teksa Grren dhe Sengun bën diferencën në parket për Rockets. Sfidë spektakolare ishte ajo mes Memphisit dhe Phoenixit, aty ku për të përcaktuar fituesin u desh Overtime. Vendasit e Grizzlis triumfuan me rezultat 151-148 teksa Morant bëri diferencën në parket falë 29 pikëve dhe 8 asistimeve.

Fitore e lehtë edhe për Golden State Warriors që fitoi thellë me shifrat 128-92 ndaj Charlote, sfidë ku “ylli” Steph Curry realizoi 15 pikë, dhuroi 6 asistime dhe mori 4 topa në tabelë.

Rezultatet:

LA Lakers – Dallas                       107-99

Golden State – Charlotte            128-92

Toronto – Boston                         101-111

Orlando – Cleveland                    82-122

Houston – Milwaukee                 100-97

Memphis – Phoenix                     151-148

New Orleans – San Antonio       109-103

Share This