
Lakersat eliminohen nga gara për titull
Dy ndeshje të luajtura sot në NBA, ku spikat eliminimi i skuadrës së Lakers.
Kalifornianët u mundën në fushën e tyre 103-96 nga Minnesota, që fitoi 4-1 serinë e takimeve dhe shkon në fazën gjysmëfinale.
Sfidë në përgjithësi më rivalitet deri në fund, ku për Minnesota u dalluan Ruby Gobert me 27 pikë e 24 rebound, mbështetur nga Julius Randle me 23 pikë. Për Lakers, Luka Doncic realizoi 28 pikë.
Po në Perëndim, skuadra e Houston fitoi 131-116 ndaj Golden State dhe rihap garën.
Tashmë Warriors udhëheqin 3-2 serinë. Të gjithë titullarët e Houston realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në fushë.