LAJMI I MBRMJËS: Berisha, një tjetër yll i Ballkanit transferohet në Rumani, ja sa ka përfituar kampioni i Kosovës

LAJMI I MBRMJËS: Berisha, një tjetër yll i Ballkanit transferohet në Rumani, ja sa ka përfituar kampioni i Kosovës

Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke nënshkruar për tre vjet e gjysmë me klubin rumun Petrolul Ploiesti.

Mediumi rumun gsp.ro shkruan se Petrolul e ka blerë sulmuesin nga Ballkani i Ilir Dajës, për shumën e 200 mijë eurosh. Prezantimi i Berishës do të bëhet të hënën zyrtarisht nga Petrolul.

Përveç shumës së transferimit prej 200 mijë eurosh, zyrtarët e  Ballkani mbajtën një përqindje prej 20% të një transferimi të ardhshëm të Albin Berishës.

Berisha ka bërë karrierë edhe te Kukësi U-19, Laçi, Besa, Liria dhe Malisheva. Në 18 ndeshje në kampionat me fanellën e Ballkanit, Berisha shënoi 7 gola.

Share This