LAJMI I MBRËMJES: Borussia Dortmund pas Mërgim Berishës

LAJMI I MBRËMJES: Borussia Dortmund pas Mërgim Berishës

Reparti ofensiv i “verdhzinjve” të Borussia Dortmund çalon jo pak këtë sezon dhe për këtë arsye, nënkampionët e Bundesliga janë në kërkim të një sulmuesi, të cilin mesa duket e kanë gjetuar dhe janë gati të bëjnë ofertën për të.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, bëhet fjalë për “bomberin” gjerman me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, me këtë të fundit që aktivizohet te skuadra e Augsburg, të cilët nuk pranojnë më pak se 15 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit.

Bisedimet raportohet se kanë nisur mesditën e kësaj të hëne dhe pritet që shumë shpejt të arrihet akordi mes dy klubeve dhe Berisha të vihet nën dispozicionin e teknikut Edin Terzic.

Share This