LAJMI I FUNDIT: Vritet Mohammed Deif, komandanti i krahut ushtarak të Hamasit
Ushtria izraelite tha se Mohammed Deif, udhëheqësi i krahut ushtarak të Hamasit në Rripin e Gazës dhe një organizator i akuzuar i sulmit të 7 tetorit, u vra në një sulm ajror në Khan Younis më 13 korrik.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, në një postim në rrjetet sociale, e quajti Deifin “Osama Bin Ladenin e Gazës”.
“Ky është një moment historik i rëndësishëm në procesin e shpërbërjes së Hamasit si një autoritet ushtarak dhe qeverisës në Gaza, dhe në arritjen e qëllimeve të kësaj lufte,” shkroi Gallant.
Një nga qëllimet qendrore të Izraelit në luftën gati 10-mujore ka qenë kapja ose vrasja e Deif dhe liderit të Hamasit në Rripin e Gazës, Yehya al-Sinwar.
Al-Sinwar besohet të jetë ende i lirë. Udhëheqësi i tretë më i vjetër i Hamasit në Gaza, Marwan Issa, u vra në muajin mars. /atsh/