LAJMI I FUNDIT: Vdes gjenerali Sir Mike Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë
Ka vdekur gjenerali i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Mike Jackson, i cili në vitin 1999 ka qenë komandant trupave të NATO-s, që, pas 78 ditë bombardimesh ndaj caqeve serbe, kanë hyrë në Kosovë.
Lajmin e bëri të ditur Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Jackson në emër të NATO-s, ka negociuar në Kumanovë me ushtarakët serbë për kapitullimin e Jugosllavisë.
Ndryshe, gjenerali Jackson njihet si ushtaraku i cili kishte refuzuar urdhrin e Wesley Clark, komandantit të Forcave të NATO-s për Evropë për t’i goditur trupat ruse të cilët ishin vendosur në Aeroportin e Prishtinës. “Nuk do ta nis Luftën e Tretë Botërore” kishte thënë Jackson.
Sir Mike Jackson shërbeu në Kosovë nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 8 tetor të 1999-ës.