LAJMI I FUNDIT: Usyk ‘rrah’ Fury-n në meçin e shekullit
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk e ka mposhtur britanikun Tyson Fury të shtunën pas mesnatës në Riad të Arabisë Saudite.
Ukrainasi shkruan historinë në sportin e boksit pasi mundi britanikun, në një meç spektakolar dhe që u zhvillua në një numër rekordesh shikuesish.
Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë pasi mundi Fury-n pas 12 raundeve.
Meçi mes këtyre dy boksierëve të mëdhenj, ka dhënë një duel jashtëzakonisht të fortë, me goditje të shumta nga të dy boksierët, por ukrainasi u tregua më i fortë, sidomos në rundin e tetë dhe nëntë, raporton rtk.
Më vendimin e gjyqtarëve Usyk mundi Fury-n, me rezultat 114 113.