LAJMI I FUNDIT: Tronditet Barça, lëndohet Lewandowski
Lajm i keq për Barcelonën. Në ndeshjen kundër Portos, Robert Lewandowski, sulmuesi i “Blaugranave”, u detyrua të linte lojën në minutën e 34-t pas një përplasjeje me Carmon.
Duhet theksuar se arbitri i ndeshjes nuk ka fishkëllyer as për një faull në atë rast, por Xavi është detyruar ta zëvendësojë sulmuesin e tij, i cili nuk ka mundur të qëndrojë në fushë.
Zëvendësimi i tij ngriti alarmin në Barcelonë, kjo për shkak se Lewandowski ka treguar në disa raste se mund t’u rezistojë dhimbjeve dhe për këtë arsye shumëkush mendoi menjëherë se ishte diçka serioze.
“Poli” mbeti në stol dhe vendosi akull në zonën e tibisë së majtë, afër kyçit të këmbës. Në orët e ardhshme ai do t’u nënshtrohet analizave.