LAJMI I FUNDIT: Ra Interi

LAJMI I FUNDIT: Ra Interi

Inter eliminohet në 1/8-at e Kupës së Italisë, ndërsa u mund me përmbysje me rezultatin 1-2 nga Bologna në kohën shtesë, me “kuqeblutë” që kalojnë në fazën çerekfinale.

Ndeshja u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit, megjithatë në fund ishin miqtë ata që fituan, duke eliminuar fituesit e dy sezoneve të fundit të këtij trofeu.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, teksa në minutën e 65’ Inter fitoi penallti pasi Corazza preku topin me dorë, megjithatë Lautaro Martinez u ndal në goditjen nga pika e bardhë nga Ravaglia.

Koha e rregullt u mbyll me barazimin 0-0, me ndeshjen që shkoi në shtesë.

Pikërisht në nisje të shtesës, në minutën e 92’ Carlos Augusto kaloi Interin në avantazh.

Megjithatë në minutën e 112’ Bologna barazoi, me Beukema që gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti spektakolar nga Zirkzee.

Vetëm katër minuta më pas, Zirkzee u bë sërish protagonist, duke kaluar bukur mbrojtjen e Interitd he duke i dhuruar asist Ndoye, i cili e finalizoi topin në rrjetë dhe përmbysi “zikaltërit”.

Kështu pasi Frosinone eliminoi Napolin, tashmë Bologna u bë surpriza e radhës duke eliminuar Interin dhe duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. /SS/

Share This