LAJMI I FUNDIT: Mourinho-Roma, gjithçka çon drejt divorcit
Jose Mourinho do të mbyllë këtë vit sezonin me Romën dhe pastaj do t’u japë lamtumirën verdhekuqve.
Për këtë janë të sigurt në Itali, pasi “Sky Sport” bën të ditur se nuk ka më kontakte mes tij dhe drejtuesve.
Ndonëse këta të fundit zgjodhën portugezin si personin i cili do të ndihmonte klubin të bënte hapin cilësor, ata nuk besojnë se ai mund t’i ktheje në protagonistë të luftës për titull në Itali, që mbetet objektivi i tyre.
Ndaj palët po bëhen gati për një lamtumirë në fund të këtij sezoni, gjithmonë nëse portugezi e çon deri në fund atë.
Prej dy javësh është folur për shkarkimin e Mourinhos, pasi Fridkin është i pakënaqur me paraqitjen e ekipit në kampionat.
Mungesa e çdo bisede të mundshme për një rinovim, bën të qartë se tashmë vendimi është marrë dhe që nga vera, Mourinho duhet të kërkojë një sistemim të ri.