LAJMI I FUNDIT: Lorik Boshnjaku i bashkohet Suharekës
Klubi i futbollit FC Suhareka e ka prezantuar transferin e parë për sezonin e ri të cilin do ta nisë në Superligën e Kosovës.
Klubi e ka prezantuar ish-mesfushorin e Prishtinës dhe të Vllaznisë së Shqipërisë, Lorik Boshnjakun si transferim e parë për këtë sezon, i cili nënshkroi një kontratë 3-vjeçarë.
“Prezantimi i futbollistit është bërë në ambientet e BSR Group në pronësinë e aksionarit tonë të klubit z.Shaqir Rrahmanaj gjithashtu në prezantim të futbollistit ishte i pranishëm presidenti i klubit tonë z.Rrustem Aliaj, z.Jetmir Bytyqi dhe drejtori menagjerial z.Bajram Sherifi që udhëtuan drejt Zvicrës për të nënshkruar kontratën”, thuhet në njoftim.
FC Suhareka njoftoi se ditëve në vijim do të ketë bëhet prezantimi i Boshnjakut me fanellat e klubit.