LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi i Milanit për të ardhmen e Stefano Piolit

LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi i Milanit për të ardhmen e Stefano Piolit

Situata e Milanit në pjesën e parë të sezonit lë shumë për të dëshiruar.

Kuqezinjtë janë shumë larg kreut të renditjes dhe jashtë garës për titull, teksa rrezikojnë tashmë edhe një vend në katërshen e parë.

Barazimi 2-2 ndaj Salernitanës ka sjellë tronditjen e radhës për bankinën e trajnerit Stefano Pioli, i vënë në diskutim në këtë start të sezonit.

“La Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se në ambientet drejtuese të klubit është diskutuar pas barazimit se çfarë duhet të bëhet me trajnerin, i cili tashmë ka të ardhmen e varur në fije të perit pas këtyre dështimeve radhazi. Trajneri cilësohet përgjegjës edhe për dëmtimet e shumta të skuadrës, pasi është ai që organizon fazën përgatitore të ekipit, ndaj përgjegjësia e çdo dështimi bie mbi të.

Megjithatë, në klub kanë vendosur që të mbyllin sezonin me Piolin, duke shpresuar që ai të arrijë të sigurojë katërshen e parë dhe të ecë sa më shumë në Ligën e Europës, me objektivin për ta fituar. Fakti që lojtarët mbështetin trajnerin, shtyu drejtuesit që të konfirmojnë teknikun, edhe pse rezultatet e radhës mund të bëjnë që të ketë një ndryshim të menjëhershëm nëse ekipi rrëshqet më shumë në klasifikimin e Serisë A.

Në sfond është hija e Antonio Kontes, i cili shihet si trajneri ambicioz për t’u ngjitur në majë e që mund të kthejë urinë që duket se u mungon në këto momente kuqezinjve. Për momentin nuk ka kontakte me trajnerin, por mediat italiane bëjnë të ditur se ai është kandidatura kryesore nëse vendoset largimi i Piolit në një të ardhme të afërt apo në verë.

Share This