LAJMI I FUNDIT: Gjendet një personi i vdekur në Prishtinë

LAJMI I FUNDIT: Gjendet një personi i vdekur në Prishtinë

Një person është gjetur sonte pa shenja jete në rrugën `Fehmi Agani` në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se personi që u gjet pa shenja jete, është shtetas i huaj.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”.

“Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj”, thuhet tutje në konfirmim.

Share This