LAJMI I FUNDIT: Aksident në Prizren, humb jetën një 64 vjeçar
Si pasojë e një aksidenti në Prizren në rr. Ekrem Rexha, ka vdekur një person i moshës rreth 64-vjeç.
Lajmin e ka konfirmuar Policia për Rajonin e Prizrenit, ku është bërë e ditur se viktima ishte duke e kaluar rrugën me biçikletë.
“Me datë 06.08.2024 rreth orës 17:40 një qytetare informoi policinë për një aksident trafiku me lëndime, ku një automjet kishte goditur një biçiklist”, thuhet në njoftim, raporton rtk.
Sipas policisë nga urgjenca viktima ishte dërguar në spitalin rajonal dhe pas pak minutave si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.