LAJMI I DITËS: Godet Ballkani, blen Mamadou Danfa

LAJMI I DITËS: Godet Ballkani, blen Mamadou Danfa

Ballkani ka vazhduar me përforcime, duke e afruar sulmuesin e gjithanshëm senegalez Mamadou Danfa.

Pas fitores së madhe ndaj Dinamo Zagrebit, sot klubi ka vazhduar me rutinën normale duke shtuar forcat në skuadrën e Ilir Dajës.

Senegalezi Mamadou Danfa së fundmi ka luajtur për Shkupin, por muajin e fundit ishte pa klub dhe gjeti gjuhën e përbashkët me Ballkanin.

“Me kënaqësi e prezantojmë prurjen e re në skuadër, sulmuesin nga Senegali, Mamadou Danfa”.

“22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Shkupit, e forcon edhe më shumë ekipin tonë, drejt arritjeve të objektivave që kemi”, thuhet në faqen e klubit.

Danfa luan në të dy krahët e sulmit, por edhe në qendër. /Telegrafi/

Share This