
LAJMI I DITËS: Edon Zhegrova kalon lëndimin, rikthehet në derbin lokal në Ligue 1
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova pritet të rikthehet në fushë gjatë këtij vikendi.
Skuadra e Lille luan ndaj Lensit në javën e 27-të në Ligue 1, të dielën nga ora 20:45.
Në këtë ndeshje pritet të jetë i ftuar edhe Edon Zhegrova, i cili është rikthyer në stërvitje.
Zhegrova mungon qysh nga muaji dhjetor për shkak të lëndimit, por tani do jetë gati dhe pikërisht në derbin lokal ndaj Lensit.