
Kurti flet për bereqet e punë toke, injoron pyetjet e gazetarëve për formim institucionesh
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin 150-metërshe të urës në Rogovë të Hasit përgjatë së enjtes.
Kurti është pyetur atje nga gazetarët nëse do të arrijnë që partia e tij t’i sigurojnë votat për kryekuvendaren e propozuar, Albulena Haxhiu, shkruan Insajderi.
Gjithsesi, Kurti ka vendosur t’i injorojë pyetjet dhe ka folur për bereqet e për ndërtim urash.
“Ne ndërtojmë ura, banorët e Rugovës punojnë tokën e shiu është për bereqet”, deklaroi Kurti.
Kurti është bojkotuar nga gazetarët të mërkurën para objektit të Kuvendit, pasi ky i fundi për të disatën herë radhazi refuzoi të prononcohej lidhur me konstituimin e institucioneve. /Insajderi.org