Lajm i mirë për tifozët e Liverpool-it, s’largohet Salah

Lajm i mirë për tifozët e Liverpool-it, s’largohet Salah

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, duke i dëshiruar suksese për të ardhmen ish-trajnerit Juergen Klopp, ka konfirmuar qëndrimin e tij te skuadra edhe më tutje si dhe ka shprehur keqardhje për dështimin e ekipit për të fituar titullin e Premier League këtë sezon.

Pavarësisht se Liverpool mbajti vendin e parë në tabelë për pjesë të madhe të kampionatit, ekipi përfundoi në vendin e tretë. Manchester City është skuadra që është shpallur kampion, ndërsa Arsenal ka zënë vendin e dytë.

“Ishte e mrekullueshme të ndaja të gjitha ato trofe dhe përvoja me ju gjatë shtatë viteve të fundit”, ka shkruar Salah në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar me një foto të tij me ish-trajnerin e Liverpool-it, Juergen Klopp.

“Të uroj fat për të ardhmen dhe shpresoj që të takohemi përsëri.”

Egjiptiani është ndalur edhe tek mungesa e trofeve këtë sezon.

“Ne e dimë se trofetë janë ato që kanë rëndësi dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të ndodhë sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Salah.

“Tifozët tanë e meritojnë dhe ne do të luftojmë.” /rtk/

Share This