Lajm i mirë për Shqipërinë, Fagioli në dyshim për sfidën e së shtunës
Një lajm i mirë vjen për Kombëtaren e Shqipërisë në prag të ndeshjes me Italinë.
Kuqezinjtë dhe Italia do të përballen të shtunën mbrëma në Dortmund në ndeshjen e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Mesfushori Nicolo Fagioli sipas medieve italiane, është në dyshim për duelin me Shqipërinë.
Futbollisti i Juventusit, ka pësuar një lëndim dhe siç ‘Sportmediaset’, lojtari mund të mos jetë i pranishëm mbrëmjen e së shtunës kundër skuadrës kuqezi.
Sfida mes Italisë dhe Shqipërisë fillon në orën 21:00.
Kujtojmë së Shqipëria përveç Italisë në grup e ka edhe Spanjën dhe Kroacinë.