Lajm i mirë për Milanin, rikthehet Leao
AC Milan merr lajmin e mirë. Ylli i tyre Rafael Leao, sipas medieve italiane, është shëruar dhe i gatshëm t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.
Reprezentuesi i Portugalisë, më 11 nëntor kishte pësuar një lëndim, por siç raportohet, tashmë lojtari është rikuperuar nga problemi fizik.
Leao do të rikthehet në stërvitje, edhe pse thuhet se ai do të jetë në stol për ndeshjen me Atalantën, por do të jetë titullar në ndeshjen kundër Newcastle në kuadër të Ligës së Kampionëve.