Lajm i keq për Sylvinhon, Shqipëria pa “bomberin” titullar në sfidën ndaj Çekisë

Lajm i keq për Sylvinhon, Shqipëria pa “bomberin” titullar në sfidën ndaj Çekisë

Pas dëmtimit të Ismajlit, duket se tekniku Sylvinho do të vuajë mungesën e një tjetër “legjionari” të formacionit titullar për sfidën e 12 tetorit ndaj Republikës Çeke, mungesë që duket se do të prekë repartin e sulmit.

Bëhet fjalë për “bomberin” kavajas, Sokol Cikalleshi, i cili ka pësuar një dëmtim gjatë sfidës së javës së kaluar ndaj Rizepor e për këtë arsye nuk ishte i pranishëm në sfidën e kësaj të diele, të ekipit të tij Konyaspor, ndaj Ankaragucu.

Sipas klubit të Konyaspor, Cikalleshi rrezikon të mungojë 2-3 javë në fushën e blertë, duke shqetësuar jo pak tekniku Sylvinho, i cili duket se tanimë do t’i mbajë të gjithë shpresat te Mirlind Daku dhe kthimi në formë i Armando Brojës.

Share This