Lajm i keq për Spanjën, Yamal humb ndeshjet e nëntorit

Lajm i keq për Spanjën, Yamal humb ndeshjet e nëntorit

Spanja nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Lamine Yamal për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

Talenti i Barcelonës mbrëmë mungoi në ndeshjen kundër Real Sociedad (1-0) për shkak të një lëndimi.

Sipas mjekeve të klubit katalonas, 17-vjeçari ka pësuar një lëndim të vogël në kyçin e këmbës që do ta detyrojë të qëndrojë larg fushës së blertë për 2-3 javë, kështu që Yamal do të mungojë në ndeshjet e Spanjës.

“Pasi shërbimet mjekësore të kombëtares spanjolle kanë analizuar raportin e dërguar nga Barcelona, ​​Lamine Yamal do të mungojë në ndeshjet e radhës të kombëtares për shkak të lëndimit”, thuhet në njoftimin e Federatës spanjolle të futbollit.

Spanja do të luajë kundër Danimarkës në Kopenhagen (e premte 15) dhe kundër Zvicrës në Tenerife (e hënë 18).

Share This