Lajm i keq për Interin, Inzaghi pa dy lojtarë kryesore ndaj Atleticos
Marko Arnautovic dhe Carlos Augusto u larguan para kohe nga sfida e “Dall’Aras” kundër Bolonjës dhe testet mjekësore që iu nënshtruan konfirmuan problemet muskulare që i bëjnë të padisponueshëm për ndeshjen e Champions League kundër Atletico Madrid.
Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin as ndaj Napolit në ndeshjen tjetër të kampionatit, ndërsa për anësorin nuk përjashtohet mundësia (edhe pse e vështirë) e një rikuperimi të shpejtë.
Marko Arnautovic, siç komunikoi Interi, pësoi një tendosje muskulore në kofshën e djathtë, ndërsa Carlos Augusto pësoi një tendosje muskulore në shputën e këmbës së djathtë.
Një rivlerësim i situatës është planifikuar për të dy lojtarët me kalimin e ditëve, por nëse për sulmuesin austriak – i cili ishte vendimtar në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Atleticos – mund të hipotezohet një rikthim në normalitet mes ndeshjeve kundër Empolit (1 prill) dhe Udineses (7 prill), ndërsa për anësorin mund të hipotezojmë një grumbullim për ndeshjen me Napolin (17 mars) nëse rikuperimi i tij vazhdon në mënyrën e duhur.