Lajm i keq për Guardiolën, lëndimi i De Bruynes është serioz
Kevin De Bruyne pësoi një lëndim gjatë ndeshjes hapëse të sezonit të Premier Ligës mes Burnleyt dhe Manchester Cityt.
Fillimisht nuk dihej se sa serioz mund të jetë ky lëndim, ku edhe Pep Guardiola tha se ylli belg mund të mungojë disa javë, raporton KosovaPress.
Por, Guardiola tani ka frikësuar tifozët e Cityt, duke thënë se lëndimi i De Bruynes është serioz, dhe klubi do të vendosë ditët e ardhshme nëse atij do t’i nevojitej operimi.
“Lëndimi i Kevin De Bruynes është një lëndim serioz. Ai do të jetë jashtë fushave për disa muaj. Ne duhet të vendosim gjatë ditëve në vazhdim për operimin, por sigurisht ne po e humbim Kevin për një kohë të gjatë”, tha Guardiola.
Lëndimi i De Bruynes ka alarmuar krerët e Cityt, pasi që raportohet se kampioni anglez dhe evropian po synon të arrijë marrëveshje me West Hamin për mesfushorin Lucas Paqueta.