Lajm i keq për Francën, Griezmann s’luan në miqësoret e marsit

Lajm i keq për Francën, Griezmann s’luan në miqësoret e marsit

Një lajm i keq vjen për trajnerin Didier Deschamps dhe Kombëtaren e Francës.

Strategu francez nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit Antoine Griezmann.

Ylli i Atletico Madridit, sipas “RMC Sport”, ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës dhe nuk do të jetë i gatshëm për miqësoret e marsit.

“Gjelat” pas 84 ndeshjesh do të luajë pa asin e tyre. Hera e fundit që Griezmanni humbi një ndeshje me Francën ishte në qershor 2017, kur ai nuk u aktivizua, edhe pse ishte në stol, në fitoren 3-2 të ekipit të tij ndaj Anglisë.

Franca gjatë këtij muaji do të luaj miqësoret kundër Gjermanisë dhe Kilit, ndeshje këto që do të luhen në kuadër të përgatitjeve për EURO 2024, event ky që nis me 14 qershor.

Share This