Lajm i keq për Dardanët, Zhegrova s’luan ndaj Andorrës

Lajm i keq për Dardanët, Zhegrova s’luan ndaj Andorrës

Një lajm jo i mirë vjen për Kombëtaren e Kosovës. Ylli i Dardanëve Edon Zhegrova nuk do të luajë ndaj Andorrës.

Kombëtarja jonë sonte do të luajë në udhëtim tek Andorra, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Sulmuesi i Lilles nuk figuron në listën që FFK-ja ka publikuar në UEFA për ndeshjen e sontme kundër Andorrës, sfidë kjo që starton në orën 20:45.

Kosova në duel me Andorrën synon fitoren e parë në Kualifikueset për Evropianin “Gjermania 2024”.

Ndeshja mes Andorrës dhe Kosovës fillon në orën 20:45.

Share This