
Lajm i keq për Bayernin, Neuer sërish lëndohet
Një lajm i keq vjen për Bayern Munich dhe tifozët e kësaj skuadre.
Portieri Manuel Neuer lëndohet sërish dhe do të mungojë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Bavarezët më 8 prill do të përballen me Interin në rundin e radhës në elitën e futbollit evropian.
‘Gardiani’ gjerman, që po rehabilitohej nga një lëndim në pulpën e djathtë të pësuar gjatë ndeshjes së parë kundër Bayer Leverkusenit në Champions, u detyrua të ndalej sërish.
Klubi gjerman përmes një njoftimi ka bërë më dije “Neuer ka pësuar një tjetër lëndim në pulpë dhe do të mungojë më gjatë seç pritej”.