Lajm i keq për Barçën para El Clasicos

Lajm i keq për Barçën para El Clasicos

Të shtunën zhvillohet El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit. Barça, tashmë në vështirësi me lëndimet, tani kërcënohet me humbjen edhe të Joao Felix.

Portugezi u desh të zëvendësohej i dëmtuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtarit.

Robert Leëandoëski, Pedri, Frenkie de Jong, Raphina, Jules Kounde, është lista e spikatur e lëndimeve te Barcelona. Dhe të gjithë janë në rrezik të mungojnë në El Clasico të së shtunës kundër Real Madridit, përcjellë KosovaPress.

Portugezi, i cili po kalon një sezon të fortë debutues me Barçën, u dëmtua në ndeshjen kundër Shakhtar Donetsk dhe u desh të zëvendësohej pas 75 minutave.

Nuk është ende e qartë nëse sulmuesi ka pësuar një dëmtim më të rëndë dhe ndoshta është i dyshimtë për El Clasico.

Share This