Lajm i keq për Barcelonë, Pedri mungon katër deri gjashtë javë
Një lajm aspak i mirë për Barcelonën.
Talenti i katalonasve, Pedri për një periudhë goxha të gjatë do të jetë larg fushës së blertë.
Spanjolli është lënduar të enjten gjatë seancës stërvitore. Pedri sipas medieve spanjolle, ka lënduar kofshën e djathtë dhe pritet të mungojë katër deri në gjashtë javë.
20-vjeçari do të humbas disa ndeshje në La Liga si dhe ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.