Lajm i keq për Arsenalin, Merino rrezikon të humbas sezonin

Lajm i keq për Arsenalin, Merino rrezikon të humbas sezonin

Mesfushori spanjoll i Arsenalit, Mikel Merino, mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pas një lëndimi në këmbë të pësuar ditë më parë.

Merino mungoi në fitoren e së shtunës ndaj Leeds United për shkak të këtij problemi.

Arsenali ka konfirmuar se lojtarit i duhet një ndërhyrje kirurgjikale.

“Pas lëndimit të marrë në fund të ndeshjes kundër Manchester United më 25 janar dhe vlerësimeve të mëtejshme nga specialistët, është konfirmuar se Mikel Merino ka një lëndim në kockën e këmbës së djathtë. Mikel do t’i nënshtrohet operacionit në ditët në vazhdim dhe më pas do të nisë programin e tij të rikuperimit dhe rehabilitimit. Ai pritet të mungojë për një periudhë të gjatë, me qëllim të rikthimit në stërvitje të plotë para përfundimit të sezonit. Të gjithë janë të fokusuar në mbështetjen e Mikel për t’u rikthyer sa më shpejt në formë të plotë”, thuhet në njoftimin e klubit nga ‘Emiratës’.

Share This