Lajm i keq për Ancelottin: Modriç, në rrezik për Napolin

Lajm i keq për Ancelottin: Modriç, në rrezik për Napolin

Real Madridi mbërrin në ndeshjen e së mërkurës ndaj Napolit, e vlefshme për ditën e pestë të grupeve të Champions League, pas fitores në kampionat ndaj Cadiz.

Dopieta e Rodrygo dhe goli i Bellingham ishin vendimtarë. Rinisje e shkëlqyer pas pushimit ndërkombëtar, por një lajm i keq mbërriti edhe për Ancelottin në kuadër të ndeshjes kundër skuadrës së Mazzarrit.

Në fakt, prania e Luka Modric të mërkurën në mbrëmje në Bernabeu është në rrezik të madh. Për situatën e tij, trajneri italian komentoi si më poshtë pas fitores së kampionatit:

“Modric ka një mbingarkesë, mendoj se është pikërisht kjo. Ai luajti shumë mirë, në një pozicion që nuk është i tij në nivel mbrojtës”.

Kështu që do të vlerësohet në orët e ardhshme, por Real Madridi mund të duhet të bëjë pa kapitenin.

Share This